Mbahet ceremonia e hapjes së procesit të digjitalizimit të shkollave në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka mbajtur ceremoninë e hapjes së procesit të digjitalizimit të shkollave duke pajisur institucionet arsimore me tabela digjitale. Në kuadër të këtij projekti, sot në shkollën fillore “Dardania” , u prezantuan pajisjet e reja.

Kryetari i Prishtinës Perparim Rama tha se përveç instalimit të paneleve digjitale smart tv në shkollën “Dardania”, instalimi do të vazhdojë edhe në shtatë shkolla tjera dhe se deri në fund të vitit pretendohen të instalohen në të gjitha shkollat dhe klasat e kryeqytetit, përcjell KosovaPress.


Tutje Rama tha se tashmë të gjithë nxënësit dhe studentët kanë qasje në kurrikulat digjitale.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit në Prishtinë Jehona Lushaku, tha se është e lumtur që e kanë pajisur shkollën “Dardania” me instalimin e tabelave digjitale dhe se ky trend do të vazhdoj edhe në shkollat e tjera, ku në tri ditët e ardhshme do të pajisen edhe shtatë shkolla tjera.

Procesi i digjitalizimit me tabela digjitale pritet të vazhdojë edhe në shkolla të tjera të kryeqytetit, me qëllim që të gjithë nxënësit të kenë qasje në këto tabela digjitale në mënyrë që mësimi të jetë me kushte bashkëkohore.

Lexo edhe

Video