Marco Rubio: Grenlanda është interes kombëtar i SHBA-së

Marco Rubio: Grenlanda është interes kombëtar i SHBA-së

Sekretari i Shtetit Marco Rubio deklaroi sot se interesimi i presidentit amerikan Donald Trump për të blerë Grenlandën “nuk është shaka”.

Ai në një intervistë për Megyn Kelly Show Sirius XM, theksoi se Trump ka shprehur interesimin që Grenlanda të bëhet pjesë e SHBA-së qe nga rizgjedhja e tij në nëntor.

Anketa: 85% e grenlandezëve nuk duan që ishulli të bëhet pjesë e SHBA-së • KosovaPress

“Nuk ka të bëjë me fitimin e një vendi për të marrë tokë. Është interesi ynë kombëtar dhe kjo duhet të zgjidhet,” tha ai duke shtuar se “kjo nuk është një shaka.”

SHBA, Danimarka e Grenlanda dakordohen të diskutojnë për sigurinë e Arktikut • KosovaPress

Rubio tha se Arktiku do të bëhet një rrugë e rëndësishme detare dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në gjendje ta mbrojnë. Ai paralajmëroi që Kina mund të kërkonte të zhvillonte praninë e saj.

Danimarka kontakton Trump për Grenlandën • KosovaPress


I pyetur nëse SHBA do ta marrin Grenlandën brenda katër vjetësh, Rubio tha se “nuk janë ende në gjendje të flasin se si saktësisht do të vazhdojnë në mënyrë taktike”.

Frederiksen bisedon 45 minuta në telefon me Trump për Grenlandën • KosovaPress

“Ajo për të cilën mund të jeni të bindur është se për katër vjet interesi ynë për Arktikun do të jetë më i sigurt,” shtoi ai.

Gjendet “baza e harruar” amerikane nën akullin e Grenlandës • KosovaPress

Kujtojmë, kryeministri i Grenlandës Mute Egeda, i cili rriti një nxitje për pavarësi, ka thënë vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje dhe se qytetarët e tij duhet të vendosin për të ardhmen e tyre.

Lexo edhe

Video