Maqedonci: Në asnjë moment ushtarët e Kosovës nuk kanë mbetur pa ushqim

Në seancën e sotme ku po diskutohet për kater vjet qeverisje të Albin Kurtit, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është kritikuar nga opozita për çështjen e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lidhur me ketë, Maqedonci tha se në asnjë moment ushtarët e Kosovës nuk kanë mbetur pa ushqim.

Sipas tij koncepti i ri i qëndrueshmërisë ofron ushqim më kualitet me kosto më të ulët.


“Normalisht ka pasur një vështirësi në ditët e para kur kemi ndryshuar konceptin e ushqimit dhe kjo ka ardhur për arsyen se kemi bërë ndërprerjen e një fenomeni që ka dëmtuar për vite të tëra ushtrinë atë të dhënies së kontratave emergjente”, tha ai.

Pas tij reagoi edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili tha se njoftimin për mungesë të ushqimit e kanë marrë nga letra e komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari.

“Skandalin sa i përket ushqimit të ushtrisë së Kosovës nuk e kemi zbuluar ne, jemi njoftuar nga gjenerali Bashkim Jashari – komandant i ushtrisë së Kosovës, të ka kërcënuar me pezullim të të gjitha aktiviteteve ushtarake nëse nuk rregullohet çështja e ushqimit. Këtu jemi njoftuar ne për mungesën e ushqimit”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video