Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes.
Ai tha se trashëgimia politike dhe nacionale e Rugovës është rruga e vetme për Kosovën.
“Trashëgimia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës, është rruga e vetme për Kosovën! Kosovës, sot me shumë se kurrë i duhet vizioni politik dhe lidershipi unifikues i Rugovës, të cilin sot e gjejmë në shtëpinë e tij politike, në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Manaj.
Artikull i sponsorizuar