Kandidati për Deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 29, Shkëmb Manaj tha se secila odë dhe secila shtëpi shqiptare e Kosovës ka histori dhe nga një pjesë të kontributit për LDK-në gjatë këtyre 35 viteve të ekzistencës së saj.
Prandaj, sipas tij LDK i është kthyer themelit të saj për tu bërë bashkë me secilin qytetarë për të bërë ndryshimin e madh për Kosovën me 9 shkurt!
“Sonte, për këtë qëllim u mirëpritëm në Odën e Hamdi Idriz Jahaj në Muzhevinë të Istogut për të diskutuar me banorët e këtij lokaliteti për aktualitetin politik në vend dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës! Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen e plotë”, ka shkruar Manaj në rrjetin social Facebook.