Manaj përkujton Fadil Feratin në 15-vjetorin e vdekjes

Manaj përkujton Fadil Feratin në 15-vjetorin e vdekjes

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Shkëmb Manaj ka përkujtuar veprën dhe figurën e shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Istogut dhe Kosovës – kryetarin Fadil Ferati.

Manaj ka thënë se vepra dhe figura e Fadil Feratit është obligim për të vazhduar rrugën e trasuar nga ai dhe plot bashkëveprimtarë të tij, për ta fuqizuar shtetin e Kosovës për të ecur tutje projektin rugovist për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.


“Proceseve nëpër të cilat po kalon vendi ynë, i duhen udhëheqës me vizion dhe vendosmëri të kalibrit të Fadil Feratit. Me nderim i përkulemi jetës dhe veprës së Tij!”, ka shkruar Manaj në një postim në Facebook.

Fadil Ferati ka ndërruar jetë më 30 janar 2010 në moshën 49-vjeçare. Ai ishte kryetar i Komunës së Istogut.

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video