Manaj në garë për çmimin “Lojtari i Raundit të Dytë”

Manaj në garë për çmimin “Lojtari i Raundit të Dytë”

Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”, shkruan KosovaPress.

Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të bukur që në pjesën e parë të takimit dhe është përzgjedhur nga UEFA si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar çmimin e Lojtarit të Raundit të Dytë të kualifikuesve, të vlefshme për Kupën e Botës.


Së bashku me Rey Manajn në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe Karol Świderski i Polonisë, Martin Ødegaard i Norvegjisë dhe Haris Hajradinović i Bosnje-Hercegovinës.

Votimi është hapur në faqen e UEFA-s dhe të gjithë tifozët mund të votojnë në këtë link: https://www.uefa.com/european-qualifiers/video/player-of-the-round/

Procesi i votimit do të jetë i hapur deri ditën e nesërme në orën 15:00 dhe më pas UEFA do të shpallë lojtarin më të mirë të raundit të dytë.

Lexo edhe

Video