Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Shkëmb Manaj tha se tubimi elektoral i 21 janarit në Podujevë ishte madhështor.
Ai tha se pjesëmarrja e jashtëzakonshme rikujtoi se vlerat dhe idealet e presidentit Ibrahim Rugova, vazhdojnë të jetojnë përmes LDK-së.
“Kjo është fuqia e vizionit të tij dhe rrugës që ai ka trasuar – një rrugë e përkushtimit, unitetit dhe besimit në të ardhmen, e ndërtuar mbi besimin te njerëzit, punën e ndershme dhe përkushtimin ndaj vendit. Këtë rrugë do të vazhdojmë ta bëjmë bashkë”, shkroi Manaj në Facebook.