Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka zhvilluar vizitë në Malishevë ku është pritur nga mbështetës të shumtë.
Ai ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen e madhe, duke u zotuar se PDK-ja do të sjellë ndryshimin për të cilin vendi ka nevojë.
“Faleminderit Malishevë për mikpritjen dhe mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Së bashku do ta bëjmë ndryshimin,” tha ai.
Hoxhaj ka thënë se PDK mbetet partia më e fuqishme dhe më e përgatitur për të udhëhequr Kosovën drejt një të ardhme më të mirë.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”