Macron viziton Notre-Dame pas restaurimit

Macron viziton Notre-Dame pas restaurimit

Është sublime’: këto ishin fjalët e para të presidentit francez, Emmanuel Macron, kur zbuloi brendësinë e katedrales Notre-Dame de Paris, të restauruar tërësisht pas zjarrit të 15 prillit 2019.

“Kjo është katedralja siç nuk e kemi parë kurrë më parë”,  tha kryepeshkopi i Parisit, Laruent Ulrich, duke shoqëruar presidentin.


Katedralja pariziane, rizbulon madhështinë e saj, shkëlqimin e saj”, theksoi presidenti francez Macron.

Sot është inspektimi i fundit i Macron në kantierin e Notre-Dame de Paris para festimeve për rihapjen, ku pritet të përfshijë edhe presidentin italian, Sergio Mattarella, të planifikuar për 7 dhe 8 dhjetor. /ANSA/

Lexo edhe

Video