Macron mbështet Ukrainën: Po luftojnë për sigurinë e Evropës

Macron mbështet Ukrainën: Po luftojnë për sigurinë e Evropës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar pas takimit të stuhishëm Trump-Zelensky në Zyrën Ovale, që përfundoi me largimin e presidentit ukrainas, me mosnënshkrimin e marrëveshjes për mineralet e rralla dhe me anulimin e konferencës së shtypit


Macroni ka shkruar se ekziston një agresor, Rusia dhe ekziston një viktimë që është Ukraina.

“Ne kishim të drejtë që ndihmuam Ukrainën dhe sanksionuam Rusinë tre vjet më parë – dhe vazhduam ta bëjmë këtë. Me ‘ne’, nënkuptoj amerikanët, evropianët, kanadezët, japonezët dhe shumë të tjerë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Dhe respekt për ata që kanë luftuar që nga fillimi sepse ata po luftojnë për dinjitetin e tyre, për pavarësinë e tyre, për fëmijët e tyre dhe për sigurinë e Evropës”, shkroi Macron në “X”, raporton KosovaPress.

Lexo edhe

Video