Presidenti i Francës Emmanuel Macron përshëndeti sot lajmin për rënien e presidentit sirian Bashar al-Assad duke thënë se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj sigurisë në Lindjen e Mesme.
“Një shtet barbar ka rënë. Më në fund. I bëj homazhe popullit sirian, guximit dhe durimit të tij. Në këtë moment pasigurie, i uroj paqe, liri dhe unitet,” tha Macron në një postim në X.
“Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme”, ka shtuar ai.