Presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkoi sot nga Rusia të pranojë propozimin e armëpushimit 30-ditorë të mbështetur nga SHBA-ja në Ukrainë.
Ai në një postim në platformën X, pas diskutimeve me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, përsëriti nevojën për të ndaluar “mizoritë” dhe “deklarimet për shtyrje”.
“Rusia tani duhet të pranojë propozimin SHBA-Ukrainë për një armëpushim 30-ditorë. Agresioni rus në Ukrainë duhet të merr fund. Nesër ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe për një paqe solide dhe të qëndrueshme, në një video-konferencë me Starmer, Zelensky dhe partnerë të tjerë”, shkroi Macron, raporton KosovaPress.
G7 paralajmëron Rusinë: Prano armëpushimin ose do të ketë sanksione të reja • KosovaPress
Ukraina ka mbështetur propozimin e armëpushimit me Rusinë, të rënë dakord pas bisedimeve me zyrtarët amerikanë në Jeddah të Arabisë Saudite në fillim të kësaj jave, por Vladimir Putin, megjithatë, tha se ai mbështet një armëpushim në parim, por dëshiron që shkaqet rrënjësore të konfliktit të adresohen.