LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi është përplasur me një vëzhgues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të hënën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KosovaPress raporton se kjo ka ndodhur për shkak të një vote, e cila sipas LDK-së është e pavlefshme.

“Hajde ec tash”, “Psikopat”, janë fjalët që janë dëgjuar, raporton KosovaPress.


Anëtari i KQZ-së Sami Kurteshi, gjatë numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë është akuzuar nga koordinatori i vëzhguesve të AAK-së, se ka tentuar për të ndikuar në shpalljen e vlefshmërisë së një vote ani pse ajo kishte qenë e prerë poshtë.

Kjo është mohuar nga ana e Sami Kurteshit i cili tha para mediave se nuk e vendos askush përpos komisionerëve për votën në fjalë dhe se nuk po u bënë presion komisionerëve.

E sipas tij, komisionerët po kryejnë punën me nderë, e nuk kanë nevojë të frikësohen nga anëtarët e KQZ-së, derisa iu ka drejtuar komisionerit në fjalë se mund të ankohet në PZAP.

https://kosovapress.com/perplasje-per-nje-vote-mes-kurteshit-dhe-nje-koordinatori-te-vezhguesve-te-aak-se

Lexo edhe

Video