“LVV, AAK-NISMA, LDK kanë kandidat për deputetë që kanë probleme me ligjin”

Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA dhe Lidhje Demokratike të Kosovës në listat e tyre të kandidatëve për deputet kanë persona që kanë ‘telashe’ me ligjin. Lëvizja Vetëvendosje prin me 14 kandidatë, pasuar nga AAK-NISMA me 8 kandidatë dhe LDK me 1 kandidat.

Kështu u tha një konferencë për medie të organizuar nga  Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres INPO, me ç’rast u publikua raporti: Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë: (Zgjedhjet Parlamentare 2025: Analizë e listave të kandidatëve dhe programeve politike).

Burbuqe Kastrati nga Lëvizja Fol u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje prin me numrin e kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin dhe gjithsej janë 16.

Ajo tha se kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin ka edhe AAK-Nisma gjithsej 8 dhe LDK ka vetëm një kandidat për deputetë që ka probleme me ligjin.

Kastrati tha se veprat penale që ngarkohen këta kandidatë për deputetë janë keqpërdorimi i pozitës zyrtare, përdorimi i armës, mbajtja e paautorizuar e armëve etj.

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi u shpreh se plan programet e partive politike për drejtësinë në zgjedhjet e 9 shkurtit paraqesin dallime të mëdha në qasje dhe seriozitetin e tyre.

Ai tha se të gjitha partitë politike në programin e tyre politik nuk i janë referuar strategjisë për sundim të ligjit.

Shala thotë se Lëvizja vetëvendosje ka një qasje jo serioze për sistemin e drejtësisë me premtimet që i ka bërë.


Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka paraparë edhe zbardhje e vrasjeve politike, ky raport thotë se nuk ka masa se do të veprohet në këtë drejtim.

Arbër Kadriu nga INPO u shpreh se prej 28 subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit vetëm 13 prej tyre kanë program politik.

Lëvizja Vetëvendosje, LDK, PDK, AAK-NISMA, Koalicioni për Familje, Fjala, Koalicioni PDAK-LPB, Koalicioni Familja janë disa nga partitë politike me program politik.

Raporti “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mire”, tregon se programet elektorale të partive politike për zgjedhjet e 2025-tës adresojnë çështje si transparenca, qeverisja e mirë, administrate publike dhe barazi gjinore, por shumica prej tyre nuk ofrojnë detaje për reformat.

Sipas këtij raporti shumica e partive elektorale nuk japin masa konkrete për të siguruar administratë publike të depolitizuar dhe efikase, ndërsa sa i takon barazisë gjinore përmendet në mënyrë të përgjithshme, por masa të qarta për adresimin e tyre në praktikë.

Qytetarët e Kosovës më 9 shkurt do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën dhe qeverinë e ardhshme.

Për zgjedhjet  e përgjithshme të së dielës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë certifikuar 28 subjekte politike me gjithsej 1280 kandidatë për deputet.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video