Lushtaku thotë se PDK-ja është adresa e vetme e mbështetjes për mësimdhënësit

Lushtaku thotë se PDK-ja është adresa e vetme e mbështetjes për mësimdhënësit

Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se mësimdhënësit mbajnë rolin më të rëndësishëm në shoqëri.

Këto komente ai i ka bërë në Facebook, pas takimit elektoral të këtij subjekti me mësimdhënëisht, derisa ka shtuar se PDK mbetet e vetmja adresë e mbështetjes për ta.


“Me kryeministrin në ardhje, Bedri Hamzën, takuam sot mësimdhënësit – profesionistët që mbajnë rolin më fisnik e të pazëvëndësueshëm në shoqëri. Mësimdhënësit janë prindërit e dytë për fëmijët tanë, janë shtylla e zhvillimit të shoqërisë, ndërsa lista fituese #PDK131 është adresa e vetme e mbështetjes ndaj tyre”, ka shkruar Lushtaku.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video