Lushtaku: Ne do ta bëjmë sigurimin shëndetësor, qytetarët meritojnë të trajtohen më mirë

Lushtaku: Ne do ta bëjmë sigurimin shëndetësor, qytetarët meritojnë të trajtohen më mirë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se edhe në shëndetësi, qytetarët e Kosovës meritojnë të trajtohen më mirë.

Lushtaku në një video mesazh ka thënë se qytetarët anembanë Kosovës meritojnë jetë më të mirë.


“A dini që sistemi I keq shëndetësor është ndër arsyet kryesore për të cilën qytetari i Kosovës po e lëshon vendin. Qytetarët anembanë Kosovës meritojnë jetë më të mirë. Ata meritojnë kujdes më të mirë në sistemin tonë shëndetësor. I madh e i vogël, kur të ketë nevojë për përkujdesje shëndetësore, nuk duhet të ndihet i ngujuar as në siklet. Prandaj, në Partinë Demokratike të Kosovë jemi zotuar që Kosova të jetë ma e mirë edhe në shëndetësi. Ne do ta bëjmë sigurimin shëndetësor, do ta rrisim cilësinë e shërbime e, nuk do të ketë mungesë të barnave, si edhe do ta digjitalizojmë sistemin shëndetësor e t’i fuqizojmë spitalet rajonale. Shëndetësia e Kosovës meriton ma mirë”, tha Lushtaku në një video mesazh.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video