Lushaku-Sadriu: Pas 9 shkurtit do të ndërtojmë Kosovën me shpresë dhe guxim

Lushaku-Sadriu: Pas 9 shkurtit do të ndërtojmë Kosovën me shpresë dhe guxim

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu bashkë me zyrtarë të lartë të partisë, vizituan stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ajo tha se përmes vizionit të LDK-së do të përqafojnë një qasje gjithëpërfshirëse për arsimin, duke përfshirë më shumë investime në sport dhe infrastrukturë për të rinjtë.


“Kryetari i tifozëve, Luli i Dardanëve dhe ne, u pajtuam që për rritjen e cilësisë së futbollit në vend, duhet t’i kushtohet rëndësi: Ndërtimit të fushave me bar artificial nëpër shkolla për të nxitur zhvillimin e talenteve të reja; Organizimin e turneve sportive në shkolla, që të bashkojnë dhe frymëzojnë fëmijët përmes sportit”, shkroi Lushaku-Sadriu në Facebook.

Ajo tha se stadiumi “Fadil Vokrri” është shtëpi e pasionit dhe krenarisë kombëtare.

Lexo edhe

Video