Lufta për kreun e tabelës, Interi e Atalanta sot në aksion

Lufta për kreun e tabelës, Interi e Atalanta sot në aksion

Napoli, Atalanta dhe Interi janë tri skuadrat që po luftojnë kokë më kokë për kreun e tabelës në Serie-A dhe pikërisht këto tri ekipe do të luajnë sonte në kuadër të xhiros së 18 në Serie-A.


Atalanta do të luajë në udhëtim te Lazio në një përballje aspak të lehtë pasi romakët janë në vendin e katërt me 34 pikë, vetëm gjashtë më pak se Atalanta, transmeton KosovaPress.

Interi nga ana tjetër i shkon Cagliarit me synimin për tri pikë të reja për të shkuar në 40 sosh, derisa ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Fiorentinës.

Lexo edhe

Video