Sonte nga ora 21:00 u zhvilluan tri ndeshje tjera të kthimit për 1/8 e Ligës së Kampionëve.
Më herët sot Milan u eliminua nga ekipi holandez Feyenoord duke luajtur baras 1:1, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 0:1.
Bayern kishte fituar duelin e parë si mysafir ndaj ekipit skocez Celtic 2:1, por sonte gati u eliminua pasi barazoi vetëm në minutën e katërt shtesë për rezultatin 1:1. Autor i golit ishte Davies duke i siguruar ekipit të tij kualifikimin e vështirë në fazën e ardhshme.
Benfica kishte mposhtur Monaco 1:0 si mysafir, dhe sonte luajti baras 3:3, në një ndeshje dramatike në Lisbonë duke siguruar kalimin në fazën e ardhshme.
Ekipi belg Brugge kishte mposhtur ekipin italian Atalanta 2:1 në ndeshjen e parë dhe sonte shënoi sërish fitore në udhëtim 3:1, duke siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm në Ligën e Kampionëve.