Grupi i njohur nga vitet e 90-ta, 5ive konfirmon ribashkimin, pasi një anëtar njoftoi rikthimin e tij 11 vjet pas largimit nga grupi
Në një postim në X (ish-Twitter), Abz Love konfirmoi se është përsëri pjesë e 5ive, duke u ribashkuar me Sean Conlon, Ritchie Neville dhe Scott Robinson. Ai shpërndau një postim ku njoftonte largimin e tij nga grupi në gusht të vitit 2014 dhe shkroi: “Që nga sot, unë jam përsëri anëtar i @itsfiveofficial. Faleminderit të gjithëve që na mbështesni, ju dua të gjithëve.”
Llogaria zyrtare e 5ive ndau postimin, bashkë me datën e enjten dhe fjalët “Po ngarkohet…”, përcjell KosovaPress.
Jason ‘J’ Brown ende nuk ka bërë të ditur nëse do të kthehet për të përbërë linjën e plotë të grupit, por fansat janë plotë shpresë. Një nga ata komentoi: “Ooo, kjo është emocionuese.”
Grupi u ndanë më 27 shtator 2001, por janë ribashkuar disa herë gjatë viteve. Në vitin 2006 ata performuan pa Sean për një periudhë të shkurtër dhe më pas në vitin 2012 u munduan të ribashkoheshin, këtë herë me Sean, por pa J.
Më së fundmi, Sean, Ritchie dhe Scott performuan së bashku si një trio.
J u ndje i habitur kur shokët e tij të grupit e akuzuan për bullizëm gjatë pjesëmarrjes në “The Big Reunion” në vitin 2013. Ai më pas u shpreh: ‘Në fakt nuk mund ta besoj çfarë po dëgjoj dhe nga kush po e dëgjoj’. Ndoshta isha i zhurmshëm dhe pak agresiv herë pas here, dhe isha fizikisht më i madh se ata, kështu që mund ta kuptoj si mund të ishte marrë kjo.”, përcjell KosovaPress.
Akoma nuk është bërë e ditur e ardhmja e grupit se a do ketë këngë dhe bashkëpunime të reja, por tani adhuruesit e grupit do kenë mundësinë të shijojnë edhe njëherë grupin e plotë që u formua në vitin 1997.