Llumnica për punëtorët e rinj në KEK: Dhënia e kartelave të punës u ruajt për fushatë zgjedhore

Përkundër që Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës e ka mirëpritur punësimin e 220 punëtorëve të rinj në KEK, ata hedhin dyshime se punësimet janë bërë në baza nepotiste dhe dhënia e kartelave të punës për punëtorët e ri është përdorur për fushatë zgjedhore.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica për KosovPress, thotë se nuk kanë qenë në kyçur në procesin e përzgjedhjes së këtyre punëtorëve, por shprehet se nepotizëm ka pas dhe vazhdon të ketë në këtë kompani.

Sipas tij ekziston mundësia që punësimet e reja në KEK të ndërlidhen me fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.


 “Kam parë që konkursi janë që nga shtatori i vitit 2024 ky konkurs dhe ndoshta e kanë ruajtur për fushatë elektorale me ua dhënë këto kartelat e punës, por nuk mund të paragjykoj”, shprehet Llumnica.

Kryesindikalisti, Nexhat Llumnica thotë se Korporate Energjetike e Kosovës (KEK) ka nevojë për shtim të numri të punëtorëve.

Duke folur për mungesën e të punësuarve në këtë ndërmarrje publike, Llumnica thekson se edhe me pranimin e 220 punëtorëve të rinj ende janë larg numri të planifikuar të punëtorëve në KEK.

Ditë më parë kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në Korporatën Energjetike të Kosovës, në Termocentralin Kosova B.

Lexo edhe

Video