Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka dalë në mbështetje Isak Nezirit, kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së me numër 99 për zgjedhjet e shkurtit.
Lladrovci në Facebook ka thënë se Isak Neziri do të jetë vlerë e shtuar e Parlamentit të ardhshëm të Kosovës.
“Veprimtarë të shquar nga mërgata, i kanë qëndruar pranë nevojave dhe interesave të atdheut. Kështu ishte në vitet ’80, ’90, gjatë luftës tonë çlirimtare edhe në kohën e fuqizimit të shtetit dhe shtetësisë. Isak Neziri, ka një jetëshkrim sa interesant aq edhe të suksesshëm, me jetë të vështirë por tepër të vlerësueshme, andaj, kandidatura e tij, pres të marrë përkrahje nga qytetarët”, ka thënë ai.
Lladrovci ka theksuar se vota për Isak Nezirin është votë për Kosovën ma mirë, qytetarët e Drenasit, interesin nacional, heronjtë e luftës dhe paqes, si dhe votë për mërgimtarët që dhanë shumë për lirinë e Kosovës.
“Isaku me shpirtin ndërmarrës, me punë të jashtëzakonshme, ka dëshmuar se çdo mërgimtar ka mundësi për të pasur sukses nëse ka pasion punën, përkushtimin dhe qëndrueshmëri, veti që sot ju duhen shumë të rinjve tanë. Kosova mundet ma mirë! Bedri Hamza kryeministër!”, ka shkruar ai.
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#IsakNeziri99
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”