Liverpool sigurt drejt titullit të ri në Premier Ligë

Liverpool sigurt drejt titullit të ri në Premier Ligë

Futbollistët e Liverpool kanë bërë sot një tjetër hap të madh drejt fitimit të kampionatit anglez, pasi sonte mposhtën si mysafirë kampionin aktual Manchester City me rezultat 2:0, në derbin e xhiros së 26-të të Premier ligës.

Golat për fitoren e 19-të të sezonit të skuadrës së Arne Slot u shënuan nga Mohamed Salah në minutën e 14-të dhe Dominik Szoboszlai në minutën e 37-të.


Salah u asistua nga Szoboszlai për golin dhe më pas egjiptiani ia ktheu favorin. City, pa të dëmtuarin Erling Haaland, i mungoi fuqia dhe humbja e tyre nënvizoi rënien e tyre befasuese këtë sezon pasi fituan titullin për katër sezonet e fundit.

Të kuqtë prijnë në tabelë me 64 pikë, 11 më shumë se Arsenali në vendin e dytë. Manchester City i Pep Guardiola mbetet i katërti me 44 pikë, pozitë kjo që siguron kualifikimin në garat e Ligës së Kampionëve, por që i mban aktualisht 20 pikë më pak se lideri Liverpool.

Manchester City në xhiron e 27-të të Premier Ligës luan si mysafir ndaj Tottenham Hotspur më 26 shkurt, ndërsa në po të njëjtën datë skuadra Liverpool pret në “Anfield” Newcastle United.

Lexo edhe

Video