Futbollistët e Liverpool kanë dështuar të shtojnë epërsinë e pikëve në krye të tabelës, pas barazimit të papritur ndaj Fulham – 2:2, në kuadër të xhiros së 16-të të Premier Ligës angleze.
Edhe pse në terrenin vendës dhe pritjes së fitores së radhës, Mohamad Salah dhe bashkëlojtarët e tij nuk arritën të shtojnë në shtatë pikë epërsinë ndaj Chelsea.
Mysafirët erdhën në epërsi me golin e Pereira në minutën e 11-të. Gjashtë minuta më vonë Robertson u ndëshkua me karton të kuq dhe Liverpool mbeti me një lojtar më pak në fushë. Megjithatë, Gapko barazoi shifrat në minutën e 47-të pas asistimit të Salah.
Skuadra mysafire paralajmëroi befasi duke shënuar golin e dytë përmes Muniz në minutën e 76-të, pas asistimit të Robinson.
Jota u përkujdes që tri pikët të ikin te mysafirët katër minuta para përfundimit të ndeshjes, me golin e shënuar të barazimi pas asistimit të Nunez.
Liverpool kryeson me 36 pikë, pesë më shumë se Chelsea, i cili mund ta shkurtojë distancën nëse mposht Brentford si vendës.
Në ndeshjet e tjera të ditës u shënuan këto rezultate: Arsenal-Everton 0:0, Newcastle United-Leicester City 4:0 dhe Wolves-Ipswich Town 1:2.
Sot luajnë edhe Nottingham Forest-Aston Villa. Nesër takohen: Brighton-Crystal Palace, Manchester City – Manchester United, Chelsea-Brentford, Southampton-Tottenham Hotspur.
Xhiroja e 16-të e Premier Ligës përmbyllet të hënën me duelin Bournemouth-West Ham United.