Futbollistët e Aston Villa dhe Liverpool luajtën sonte baras 2:2, në ndeshjen e xhiros së 26-të të Premier ligës angleze.
Goli i parë u shënua në minutën e 29-të, ku pas një gabimi të vendasve, Mohamed Salah shënoi për mysafirët.
Aston Villa ktheu rezultatin përmes Tielemans në minutën e 38-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë golashënuesi më i mirë i skuadrës vendëse Watkins shënoi për 2:1.
Liverpool barazoi në minutën e 61-të përmes Alexander-Arnold. Tetë minuta më vonë, Darwin Nunez pati rast të mirë për mysafirët, por goditja e tij përfundoi mbi portën e zbrazët.
‘Të kuqtë’ vazhdojnë kështu të ruajnë kryesimin e tabelës (61), tetë pikë më shumë se Arsenali në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak, ndërsa skuadra e Aston Villa mbetet në pozitën e nëntë me 39 pikë.