Limaj: Kurti na ka ofenduar dhe ka harruar Gjakovën

Një ditë para përmbylljes së fushatës, Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal mbajti tubim zgjedhor me qytetarët e Gjakovës.

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka shprehur besimin se partia aktuale në pushtet do të shkojë në shtëpi më 9 shkurt, pasi ajo ka dështuar në realizimin e projekteve vitale për qytetarët.

Ai tha se nën qeverisjen e tij brenda gjashtë muajve do ta përfundojnë rrugën Dollç – Gjakovë. Në listën e premtimeve për Gjakovën, Haradinaj përmendi edhe aeroportin për fluturime civile dhe komerciale.

Sipas Haradinajt, lista e punëve me të cilat Kosova ka humbur shkaktar kryesor është qeveria Kurti. Ai tregoi se gjatë vizitës në SHBA u pyet se pse “Kurti nuk është në linjë me ne.”


Kryetari i NISMA, njëherësh kandidat për deputet Fatmir Limaj, gjatë fjalimit të tij e quajti “ngatërrimtar”, kryeministrin Kurti.

Limaj tha se Kurti ka mashtruar për katër vjet qeverisje dhe ka ofenduar qytetarët e Gjakovës duke mos realizuar projekte të rëndësishme komunale.

“Të dielën i themi jo mashtrimeve, jo shpifjeve e koha për ti ndal fjalët”, iu drejtua Limaj turmës, duke e përcjellë se të dielën përfundon një ëndërr e keqe.

Tubimi përmbyllës i Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, do mbahet nesër në qytetin e Pejës.

Lexo edhe

Video