Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe te arkivoli i babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Ai tha se Haxhi Thaçi është simbol i të gjithë baballarëve që edukuan djem, të cilët i shërbyen atdheut për çlirim dhe pavarësi.
Limaj foli edhe për ndalimin e ish-presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, ku tha se kjo dëshmon sesa shtrenjtë familjet kosovare e kanë paguar çmimin e lirisë së Kosovës.
“Erdhëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prindi, një luftëtari, një burri të madh i cili është simbol i gjithë baballarëve tanë. Me edukimin dhe sakrificën e tij rriti djem në shërbim të vendit. Baci Haxhi simbolizon lavdinë e të gjithë baballarëve tanë”, tha ai.
Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vdekur të dielën në orët e vona.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…