Liga e Kombeve, Spanja e Franca në gjysmëfinale pas penalltive dramatike

Liga e Kombeve, Spanja e Franca në gjysmëfinale pas penalltive dramatike

Franca në ndeshjen e kthimit sonte në Paris eliminoi Kroacinë pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe minutat shtesë përfundoi me rezultat 2:0 për francezët dhe rezultati i përgjithshëm ishte 2:2, pasi kroatët festuan 2:0 në Polud të enjten, raporton KosovaPress.

Olise 52’ dhe Demele 80’ shënuan në kohën e rregullt. Penalltitë për francezët i realizuan Mbappe, Tchouuameni, Muani, Doue, Upamecano, ndërsa Kounde e Hernandez dështuan. Për kroatët realizuan Moro, Pashaliq, Jakiq, Caleta-Car, ndërsa dështuan Baturina, Ivanoviq dhe Stanishiq.  

Spanja eliminoi Holandën në ndeshjen tjetër çerekfinale pas penalltive, pasi në kohën e rregullt rezultati ishte i barabartë 3:3 (5:5 – rezultati i përgjithshëm).

Në ndeshjen e parë në Holandë ishte 2:2, dhe pas 90 minutash në Spanjë rezultati ishte identik, kështu që edhe ndeshja kaloi në kohë shtesë.

Mikel Oyaerzabal shënoi dy gola për skuadrën spanjolle pas 90 minutash (8′ nga penalltia dhe 67′).


Në minutën e 103-të Lamine Yamal shënoi dhe kaloi në epërsi spanjollët. Ndërsa Memphis Depay nga penalltia në minutën e 54′ dhe Ian Maatsen në minutën e 79′ dhe Ximons në minutën e 109-të nga penalltia shënuan për Holandën.

Penalltitë për spanjollët i shënuan Merino, Torres, Garcia, Baena, Pedri, ndërsa Yamal dështoi. Holandezët shënuan përmes Van Dijk, Koopmeiners, Simons, Taylor, ndërsa dështuan Lang dhe Malen.

Kujtojmë, turneu i katër ekipeve më të mira të Ligës së Kombeve 2024-25 do të mbahet nga 4 deri më 8 qershor në Gjermani.

Turneu do të përbëhet nga dy gjysmëfinale, një ndeshje për vendin e tretë dhe finalja.

Më 4 qershor zhvillohen gjysmëfinalet nga ora 20:45 ndërmjet Gjermanisë dhe Portugalisë dhe ajo ndërmjet Spanjës dhe Francës. Më 8 qershor zhvillohet ndeshja për vendin e tretë nga ora 15:00, ndërsa finalja nga 20:45.

Ky është edicioni i katërt i garës ndërkombëtare të futbollit së Ligës së Kombeve, ku Spanja është kampione në fuqi.

Lexo edhe

Video