Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ndau çmimin letrar “Adem Demaçi”

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ndau çmimin letrar “Adem Demaçi”

Çmimi letrar “Adem Demaçi” iu nda të mërkurën, nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës “Ora e Lirisë”, shkrimtarit Hysen Këqiu, për krijimtarinë e tij letrare që për temë ka luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky manifestim tashmë është tradicional dhe është viti i tretë me radhë që organizohet, shkruan KosovaPress.


Në mesin e rreth 60 autorëve që konkurruan për këtë çmim, sipas vlerësimit të jurisë, Hysen Këqiu meritoi të marrë këtë çmim për poezinë që lexoi dhe për krijimtarinë e përgjithshme të tij.

Juria në përbërje me Adem Zejnullahu, Xheladin Mjeku dhe unë, i ka propozuar kryesisë që çmimi letrar Adem Demaçi, për poezinë që e lexoi dhe krijimtarinë të përgjithshme, t’i jepet poetit dhe shkrimtarit, Hysen Këqiu”, tha kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, shkruan KosovaPress.

Më 5, 6 dhe 7 mars, me aktivitete të ndryshme, shënohet Epopeja e UÇK-së në të cilën kujtohet heroizmi i familjes Jashari në Prekaz./KosovaPress

Lexo edhe

Video