Shtetet e Bashkuara janë të tmerruara nga sulmi në Magdeburg, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.
Ai gjithashtu tha se SHBA-të qëndrojnë pranë Gjermanisë.
“U dërgojmë ngushëllimet tona të prekurve dhe qëndrojmë pranë mikut dhe aleatit tonë Gjermanisë”, tha ai në X.
We are horrified by the attack today in Magdeburg, Germany. We send our condolences to those affected and stand by our friend and Ally Germany.
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) December 21, 2024
Të paktën dy persona janë vrarë dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur të premten pasi një makinë përplasi turmën në një treg krishtlindjesh, në qytezën Magdeburg. Rreth 15 persona janë në gjendje të rëndë.
Autoritetet e kanë vlerësuar incidentin si të qëllimshëm.
Sulmuesi u tha se është një 50-vjecar nga Arabia Saudite.
Aktin e ka dënuar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke e quajtur “brutal dhe frikacak”.
Në një postim në X,ajo tha se mendimet e saj janë “me viktimat”.
“Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë, falënderimet e mia për policinë dhe punonjësit e shpëtimit”, tha ajo.
Ajo tha se “ky akt dhune duhet të hetohet dhe të dënohet ashpër”.
Meine Gedanken sind heute bei den Opfern der brutalen und feigen Tat in Magdeburg.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 20, 2024
Mein Beileid gilt den Angehörigen und Freunden, mein Dank der Polizei und den Rettungskräften.
Diese Gewalttat muss aufgeklärt und hart geahndet werden.