Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në Pejë prej ku kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar zotimet për katër vitet e ardhshme.
Kurti ndër të tjera tha se do të bëhet Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
“Një ndër gjërat e këqija që kanë ndodhur pas luftës në Kosovën e shkrumbuar disa u bënë multimilionera. Nuk ka qenë rendi në Kosovën e varfër dikush me u pasuru, shko pasuroju në Amerikë, shko pasuroju në Francë e Gjermani, nuk mund të pasurohesh në Kosovë. Le t’i krijojmë kushtet me u pasuru rinia”, tha Kurti.
“Fondi sovran i Republikës së Kosovës do të bëhet”, tha Kurti të enjten në Pejë.
Kurti tha se do të mbështesin ushtrinë me blerje të pajisjeve ushtarake.
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti tha se janë referendum.
“Këta të cilët shikojnë të gjejnë ndonjë zyrtar amerikan për t’ua shajt kryeministrin e republikës së tyre, nuk do të kthehen kurrë, për këta nuk mund të kemi as vlerësim as respekt. Në vend se t’i mirë përdorin shtetet amerikane kundër Serbisë, këta gjejnë zyrtarë kundër kryeministrit”, tha Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje mban të premten në Prishtinë tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit./KosovaPress