Megjithëse jemi në ditën e trembëdhjetë të fushatës zgjedhore në Kosovë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka publikuar programin zgjedhor. Një gjë e tillë po kritikohet nga analistët politikë, të cilët thonë se ky është një veprim jo strategjik i partisë së kryeministrit Albin Kurti. Madje, sipas tyre, “mungesa e programit zgjedhor tregon edhe paaftësinë e arrogancën e Lëvizjes Vetëvendosje para qytetarëve”. Në anën tjetër, në LVV nuk kanë kthyer përgjigje se pse nuk e kanë publikuar programin zgjedhor dhe se kur planifikojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
Për dallim prej Lëvizjes Vetëvendosje, programin zgjedhor e kanë publikuar, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Vetëvendosje ka nis fushatën elektorale me sloganin “Cep më cep”.
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress mungesa e programit zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje tregon paaftësinë për të paraqitur ofertën e tyre para qytetarëve.
“Mungesa e programit zgjedhor apo premtimeve ose kontratën që e bën partia, në këtë rast partia në pushtet me qytetarët apo votuesit e saj është se çka do të bëjë në katër vitet e ardhshme. Mendoj se pse s’ka program zgjedhor ka të bëjë me faktin se është thyer një lloj besueshmërie. Këta po premtojnë gjëra vetëm për të cilat janë duke folur por jo të shkruara, detajizuara dhe të harmonizuara edhe me projektet financiare. Është një ikje nga realiteti pasi më shumë po mundohen të krijojnë një shoë mediatik sesa seriozitet përmbajtjesor të programit zgjedhor…Në momentin që partia në pushtet se katër vite me gjithë këtë fuqi politike mos të jetë në gjendje që të formulojë të paktën edhe një program minimal kjo tregon arrogancë dhe një lloj paaftësie. Unë kisha thanë janë të dyja”, thekson Arifi.
Në anën tjetër, analisti politik, Dorajet Imeri, thotë se vonesa e publikimit të programit zgjedhor nga LVV-ja nuk është një veprim strategjik i tyre, ani pse në tubimet elektorale të kësaj partie po përmenden pikat kyçe të planeve të tyre për mandatin e dytë katërvjeçarë.
Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur më 11 janar, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…