Lëshohet urdhër-arrest për Dodik dhe dy zyrtarë të tjerë të Republikës Serbe

Lëshohet urdhër-arrest për Dodik dhe dy zyrtarë të tjerë të Republikës Serbe

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, me propozimin e Prokurorisë, lëshoi ​​një urdhër-arrest për kreun e Republikës Serbe Milorad Dodik, kryeministrin e Republikës Serbe Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare të RS-së, Nenad Stevandiq me dyshimin se kanë kryer veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës.

Ky vendim u mor pasi të dyshuarit nuk u paraqitën në seancat e planifikuara në Prokurorinë e BeH.

Sipas procedurave ligjore, nëse i dyshuari nuk i përgjigjet thirrjes së parë, Prokuroria mund të lëshojë masë paraburgimi për të. Nëse ata vazhdojnë të shmangin paraqitjen, mund të lëshohet një urdhër-arresti i brendshëm, dhe në rastin ekstrem, një urdhër arresti ndërkombëtar përmes Interpolit.


Aktivitetet e Prokurorisë së BeH pasuan miratimin e ligjeve në Asamblenë Kombëtare të RS që shkelin rendin kushtetues të shtetit, duke përfshirë përpjekjet për të kufizuar juridiksionin e institucioneve shtetërore në territorin e etnitetit të Republikës Serbe, përcjell KosovaPress.

Dodik, Vishkoviq dhe Stevandiq duhet të mbahen në paraburgim për të paktën një muaj pas arrestimit të tyre. Dodik në seancën e djeshme të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe (NARS) deklaroi se ai, kryeministri Vishkoviq dhe kryetari i NARS Nenad Stevandiq janë urdhëruar në paraburgim.

“Sot na urdhëruan të ndaloheshim,” tha Dodik, duke iu drejtuar Stevandiq dhe duke e pyetur nëse ai ishte në dijeni të vendimit.  “Pra, nga sot jemi në paraburgim”, shtoi Dodik dhe më pas tha me sarkazëm: “A do të na arrestoni tani? Hajde!”

Lexo edhe

Video