Lëndohet ylli i Interit

Lëndohet ylli i Interit

Interi ka konfirmuar se Federico Dimarco ka lënduar muskulin e kofshës së djathtë dhe sipas burimeve italiane, ylli zikaltër do të qëndrojë jashtë fushës për tre javë.

“Federico Dimarco iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në Istituto Humanitas di Rozzano”, thuhet në një deklaratë të gjigantëve të Serie A, përcjellë KosovaPress. “U zbulua se ai kishte tendosur një muskul në kofshën e djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim”, thuhet ëm tutje në komunikatë.

“Sky Sport Italia” dhe “FCInter1908” pretendojnë se Dimarco do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën 20 ditë, transmeton KosovaPress. Kjo do të thotë se Dimarco nuk pritet të luajë për Interin para pushimit ndërkombëtar në mars.


Lojtarët e Simone Inzaghit do të takohen me Feyenoordin në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të mërkurën kur Denzel Dumfries do të jetë i vetmi mbrojtës krahu i disponueshëm.

Përveç Dimarco-s, në fakt janë të lënduar edhe Carlos Augusto, Matteo Darmian dhe Nicola Zaleëski.

KosovaPress

Lexo edhe

Video