Lëndohet mbrojtësi i Barcelonës

Lëndohet mbrojtësi i Barcelonës

Mbrojtësi i ri i Barcelonës në La Liga spanjolle Pau Cubarsi është lënduar.

Sipas një deklarate në faqen zyrtare të Barcelonës të shtunën, Cubarsi ka pësuar një tendosje në ligamentin e përparmë në kyçin e këmbës së djathtë.


18-vjeçari do të rivlerësohet të hënën pas 48 orësh trajtim, raporton KosovaPress.

Cubarsi u desh të dilte i dëmtuar në minutën e 41-të të barazimit 2:2 të enjten mes Spanjës dhe Holandës, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kombeve, duke ia lënë vendin Dean Huijsen.

Lexo edhe

Video