Ferizaj i bashkohet fuqishëm fitores së madhe për Kosovën Fituese, ka deklaruar kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Ai gjatë një tubimi me qytetarë të Ferizajt, i ka falënderuar për çuarjen përpara të projekteve që janë nisur me ish kryeministrin Ramush Haradinaj.
“Gjatë kohës sa isha ministër, e kam vizituar shpesh qytetin tuaj të bukur për projekte të rëndësishme. Ju falënderoj nga zemra që nuk i keni harruar dhe po i çoni përpara projektet që kemi nisur së bashku me kryeministrin Haradinaj. Ferizaj i bashkohet fuqishëm fitores së madhe për Kosovën Fituese me numrin 137, #PalLekaj7”, ka shkruar Lekaj.
Artikull i sponsorizuar