Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka ftuar qytetarët që të votojnë për të bërë ndryshimin e madh më 9 shkurt.
Lekaj tha se të dielën qytetarët do të mund të zgjedhin nga fjalët dhe mashtrimet tek puna dhe veprat.
Ai shkroi në Facebook, se më 9 shkurt qytetarët do të mund të bëjnë ndryshimin e madh duke zgjedhur nga ndihmat sociale tek paga e dinjitetshme dhe sipas tij nga vjedhja e rrymës tek ulja e çmimit të saj.
Artikull i sponsorizuar