Leganes befason Barcelonën

Leganes befason Barcelonën

Barcelona ka tronditur me humbjen e papritur sonte ndaj Leganes para shikuesve të vet, duke rrezikuar humbjen e pozitës së liderit në tabelë.

Sergio Gonzales në minutën e katërt shënoi për Leganes në mënyrë të papritur në një ndeshje ku pothuajse të gjithë prisnin fitoren e radhës së katalanasve.


Barcelona pas 18 xhirosh ka 38 pikë në tabelë, e gjithsej 12 fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Në pozitën e dytë renditet Atletico Madrid me 38 pikë, por me gol-diferencë më të dobët dhe me një ndeshje më pak.

Real Madrid renditet i treti me 37, ndërsa Leganes renditet pranë zonës së rrezikshme, në pozitën e 15-të me 18 pikë. Kjo ishte vetëm fitorja e katërt për skuadrën Leganes në edicionin e sivjetmë të La Liga.

Lexo edhe

Video