LDK thotë se ka rritur votat, këto ishin rezultatet e zgjedhjeve të kaluar

LDK thotë se ka rritur votat, këto ishin rezultatet e zgjedhjeve të kaluar

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se sipas të dhënave që vinë nga terreni, kanë dyfishim të numrit të votueseve, krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.

Besian Mustafa nga LDK, thotë se nga të dhënat preliminare që vinë nga komisionerët nga terreni, përkojnë me exit pollin që ka bërë kjo parti.


Ai tha se LDK ka 24 për qind, derisa ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ka 34 për qind dhe Partia Demokratike 22 për qind.

I njëjti nuk është deklaruar sa i përket koalicionit të mundshëm.

Përndryshe, LDK në vitin 2019 ka marrë 24.5 përqind të votave. Ndërsa, në vitin 2021 ka marrë 12,7 përqind të votave.

Lexo edhe

Video