LDK shpalos programin në Suharekë

LDK shpalos programin në Suharekë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur të premten tubim elektoral në Suharekë ku ka shpalosur programin qeverisës.

Kryetari i kësaj partie dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku tha se Suhareka është kthyer në bastion të LDK-së.

“Rruga e re është program i vetëm politik në vend, në këtë program, ju qytetarë të Suharekës, keni plot 5 miliardë euro buxhet, plot 5 miliardë euro investime, plot 5 për qind rritje ekonomike, sepse LDK beson se zhvillimi është çelësi i suksesit të Kosovës”, tha Abdixhiku.


“Pas katër viteve kur t’i kemi investuar miliardat për qytetarët tanë, për qytetarët e Kosovës, të jemi në gjendje t’i numërojmë projektet që kanë lënë shenjë në këtë vend”, shtoi ai.

Ndër të tjera, ai u zotua për ndërtimin e Spitalit të ri në Kosovë.

Gjithashtu ai tha se kanë në plan ndërtimin e centralit me gaz.

Lexo edhe

Video