Lazio dhe Napoli kanë luajtur sonte në Romë baras me rezultat 2:2, në kuadër të xhiros së 25-të të ligës italiane në futboll – Serie A.
Skuadra vendase kaloi në epërsi me golin e Gustav Isaksen në minutën e gjashtë. Napoli barazoi përmes Giacomo Raspadori shtatë minuta më vonë, por mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 64-të me autogolin e futbollistit malazez Adam Marushiq.
Lazio mund të kishte barazuar në minutën e 67-të, por goli i Mattia Zaccagni u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Megjithatë, klubi romak arriti të merr një pikë, pasi Buolaye Dia shënoi tre minuta para përfundimit të ndeshjes.
Në duelin tjetër Atalanta ka barazuar si vendës ndaj Cagliari me rezultat 0:0.
Sonte luajnë edhe Milan-Verona. Nesër në program janë takimet Fiorentina-Como 1907, Monza- Lecce, Udinese -Empoli, Parma-Roma dhe super-derbi Juventus-Inter. Xhiroja e 25-të përmbyllet ditën e hënë me duelin Genoa-Venezia.
Napoli kryeson renditjen në tabelë me 56 pikë, pasojnë Interi 54, Atalanta 51, Lazio 46 pikë. Në zonën e rënies nga elita e futbollit italian janë Parma, Venezia e Monza.