Artmotion, ofruesi kryesor i shërbimeve televizive dhe transmetimit të përmbajtjeve sportive, ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e marrëveshjes ekskluzive me LALIGA për periudhën 2026-2031 në Republikën e Kosovës.
Ky partneritet i rëndësishëm siguron që abonentët e Artmotion do të vazhdojnë të kenë qasje ekskluzive në të gjitha ndeshjet e kampionatit të njohur spanjoll për pesë vitet e ardhshme.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Artmotion do të vazhdojë të sjellë ndeshjet e LALIGA për tifozët e futbollit, duke u ofruar atyre mundësinë të përjetojnë një nga ligat më të mira të futbollit në botë përmes platformës së saj ekskluzive. Për më tepër, Artmotion është e përkushtuar të ofrojë një përvojë shikimi të përmirësuar dhe inovative, duke e bërë futbollin spanjoll më të aksesueshëm për një audiencë më të gjerë dhe më të angazhuar.
Ky partneritet i zgjatur forcon më tej lidhjen e Artmotion me entuziastët e futbollit, duke ofruar përmbajtje sportive premium dhe duke prezantuar mundësi të reja për tifozët që të zhytën në lojë.
Përveç LALIGA-s, Artmotion ofron mbi 40 liga sportive me një gamë të gjerë të përmbajtjeve , duke përfshirë UEFA Champions League, Europa League, Conference League, Serie A, Bundesliga, Ligue 1, Coppa Italia, NBA, Formula 1, MotoGP, UFC, Wimbledon, Superligën e Kosovës në Futboll dhe kampionatin e basketbollit të FBK-së. Artmotion siguron që abonentët të mos humbasin asnjë moment të rëndësishëm sportiv.
Artmotion mbetet e përkushtuar të sjellë përmbajtje të pasur dhe cilësore për të gjithë dashamirët e sportit në Kosovë, duke vazhduar të jetë destinacioni kryesor për përvojën më të mirë sportive.