Kosova do të duhet të bëjë punë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm në ndeshjen kthyese të Ligës së Kombeve, kundër Islandës që zhvillohet tw dielën.
“Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, përcjellë KosovaPress.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë, e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës.
Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku.
Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.