Lahi Brahimaj: Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona

Lahi Brahimaj: Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona

Ish-komandanti i UÇK-së dhe kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka thënë se në këtë ditë zie e pikëllimi të thellë, bashkë me mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet tona, kanë përcjellur në amshim tre engjëjt Vetonin, Idealin dhe Ramën.

Ai ka shkruar në Facebook se dhimbja jonë është e papërshkrueshme, por sot u lehtësua nga respekti i treguar sot nga çdo pjesë e tokave shqiptare.


“Jabllanica e Dushkajës, sot qan bijtë e saj. Por në këtë ditë të zezë, solidariteti i treguar nga mbarë kombi ynë është dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar. Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona”, ka shkruar Brahimaj.

Lexo edhe

Video