Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj ka thënë se çdo lagje e fshat është zgjuar, duke e kuptuar se koha për ndryshim ka ardhur.
“Sot, te banorët e Ratishit të Ultë e të Epërm, Maznikut, Dashinocit e Vranocit të Vogël, pashë të njëjtën dashuri për vendin, të njëjtin shqetësim për gjendjen. Ky popull krenar që dikur luftoi për liri, sot kërkon siguri dhe zhvillim”, ka shkruar ai.
Sipas tij, zëri i këtyre njerëzve punëtorë e atdhedashës është i qartë: Kosova meriton më shumë se kjo qeveri e dështuar që po na çon prapa çdo ditë. Bashkë do ta ndërtojmë Kosovën Fituese.