Kompania Rajonale Ujësjellësi Prishtina ka njoftuar se të hënën, më 16 dhjetor, disa lagje në Prishtinë do të mbesin pa ujë të pijshëm.
Lagjja e Muhaxhirëve, Ulpiana, Qëndresa dhe rruga Ndue Përlleshi do të përballen me reduktime për pesë orë.
“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën Ndue Përlleshi, Qëndresa, Lagjja e Muhaxhirëve dhe Ulpiana”, thuhet në njoftim.