Kymete Bajraktari merr mbështetje në Vraniq dhe Nishor

Kymete Bajraktari merr mbështetje në Vraniq dhe Nishor

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kymete Bajraktari ka marrë mbështetje nga banorët e fshatrave Vraniq dhe Nishor.

Ajo ka ndarë në llogarinë e saj Facebook disa fotografi nga bashkëbisedimi me banorë, prej të cilëve tha se ka marrë energji të mirë dhe shpresë për të ardhmen.


“Mikëpritje e jashtëzakonshme dhe frymëzuese”, ka shkruar ajo.

Bajraktari mban numrin 28 në listën e AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lexo edhe

Video