Ky është vendimi i gjykatës për Jelena Gjukanoviq, e dyshuar për spiunazh

Ky është vendimi i gjykatës për Jelena Gjukanoviq, e dyshuar për spiunazh

Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke i caktuar një muaj paraburgim të dyshuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq.

Lajmin e ka bërë të ditur gjykata përmes llogarisë zyrtare në Facebook.

Sipas vendimit, masa e paraburgimit është shqiptuar nga gjykatësi i procedurës paraprake pas seancës dëgjimore, raporton KosovaPress.


Prokuroria Speciale njoftoi se të premten, më 28 shkurt 2025, pas disa muajsh hetime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka arrestuar të dyshuarën në pikën kufitare në rajonin e Mitrovicës.

Gjukanoviq ishte ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të PSRK-së, ndërsa njësitet relevante të Policisë kanë kryer bastisje në banesën e saj për sigurimin e provave shtesë, raporton KosovaPress.

Jelena Gjukanoviq dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124, paragrafi 3, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Lexo edhe

Video