Ky është moti për vikend

Ky është moti për vikend

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Temperaturat minimale të shtunën do të variojnë nga 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 14-17 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6 metër për sekondë, raporton KosovaPress.


Ndërsa të dielën temperaturat minimale pritet të variojnë nga 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13-16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lexo edhe

Video